Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PZAP vendos për rinumërimin e 1613 votave të pavlefshme

Gazeta10
09 March 2025 - 15:59

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marrë vendim që të rinumërohen 177 kuti të votimit, me 1613 fletëvotime që ishin shpallur të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutinë postare të KQZ-së.

Vendimi i PZAP-së ka ardhur pas ankesës së parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje pas vendimit që KQZ mori ditë më parë duke mos miratuar rinumërimin e këtyre kutive.

“Anulohet vendimi i KQZ-së i datës 06.03.2025, urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, sipas rekomandimit të Sekretariatit të KQZ të datës 06.03.2025, të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, me 1613 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të njëjtat fletëvotime të rivlerësohen, të numërohen dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.