Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shuhet zjarri në Bjeshkët e Deçanit, dëmi rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre

Gazeta10
09 March 2025 - 19:23

Qendra e Zjarrfikësve në Deçan ka bërë të ditur se është shuar zjarri në zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit.

Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se zjarri e kishte shkaktuar dëme në rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre.

“E kemi shuar zjarrin. Në ora 05:00 kemi nis aksionin për shuarje i gjithë stafi prej 14 punëtorëve”.

” Në ndihmë na dolën edhe zjarrfikësit e Junikut dhe Shoqata e Agjencisë së Menaxhimit të Pyjeve, si dhe shtatë qytetarë vullnetarë”.

“Tereni ka qen shume i vështirë dhe i rrezikshëm, dëmi është i madh përafërsisht rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre”./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.