Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarët e KFOR-it përfundojnë garën ndërkombëtare të sporteve ushtarake

Gazeta10
10 March 2025 - 16:20

KFOR-i tha se disa ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s përfunduan një Garë Ndërkombëtare të Sportit Ushtarak të organizuar nga Forcat e Armatosura Austriake.

“Qëndrimi në formë fizikisht dhe i mbrehtë mendërisht janë kritike për suksesin e përgjithshëm të trupave tona 💪🏼 të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

KFOR-i përsëriti se këto aktivitete janë pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i gjithashtu përsërit se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.