
Një përplasje e ashpër ka shpërthyer në “Politiko” mes komentatorëve politikë, Shqipe Pantinës dhe Xhavit Drenorit.
Pantina reagoi ndaj Drenorit, duke i thënë se po përdorte një gjuhë të papranueshme ndaj panelistëve.
Ajo sugjeroi që Drenori duhet të merrte pjesë në një program tjetër, siç është Big Brother.
“Unë mendoj që Drenori ka ngatërruar pak emisionin, mund të shkojë në emisione të tjera,” tha Pantina.
“Cilat janë ato emisione?” pyeti Drenori.
“Në Big Brother,” iu përgjigj Pantina.
Megjithatë, Drenori kundërpërgjigjej ashpër: “Për Big Brother je ti. Ki çka na kallëzon, si e ke shti gazin lotsjellës. Unë s’kam çka kallëzoj aty.”
Pantina reagoi duke thënë: “Unë nuk e lë studion, por kjo është hera e fundit që jam në studio me të. Ai na fyeu tri herë. Tha: ‘Po prej kujt po paguhesh? Po ju mungon dinari.’ Ky po e fryn edhe më shumë gjuhën që përdoret në rrjetet sociale nga militantët.” /Gazeta10/