
Një përplasje e ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të organizatorit të demonstratave të vitit 1981, Jonuz Jonuzit dhe gazetarit, Halil Matoshit lidhur me demonstratat e asaj kohe.
Matoshi ka deklaruar se nga demonstratat e vitit 1981 ka përftuar edhe Serbia, ngaqë siç tha ai, Serbia ia hoqi autonominë Kosovës.
Por megjithatë, ai ka theksuar se heqja e autonomisë në aspektin e lëvizjes për liri i ka bindur shqiptarët se pa luftë nuk do të bëhej republikë e as shtet.
“Përfitoi Serbia sepse ajo e hoqi autonominë. I shpushtetizoi shqiptarët nga të gjitha institucionet e krahinës autonume të Kosovës atëherë. Serbisë iu kanë dashtë prej ’81 deri në ’89 me çmontu komplet sistemin politik”, ka thënë Matoshi.
Jonuzi ka deklaruar se Kosova është kthjelluar pas demonstratave të vitit 1981, ndërsa ka theksuar se ato i treguan botës që çështja shqiptare është e pazgjidhur.
“Me fjalë të tua s’je tu ec nëpër tokë. Nuk je kompatibil me vetveten. Për mu është shumë e qartë që nuk pajtohet as Azem Vllasi, as klasa politike shqiptare nuk pajtohen me sjelljet e tyre që i janë dhënë kombit të vet”, ka thënë Jonuzi. /Gazeta10/