Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Parullat “Duam kushte, poshtë borgjezia”, Murat Musliu: 200 studentë ishim në demonstratat e para

Gazeta10
11 March 2025 - 22:41

Organizatori i demonstratave të vitit 1981, Murat Musliu ka rrëfyer detaje nga iniciativa që ishte zhvilluar asokohe për demonstratat studentore.

Musliu ka deklaruar se pas vdekjes së Titos ishte shpërfaqur qartë fakti që autonomia e Kosovës kishte filluar të cungohej.

Ai ka theksuar se demonstratat e asaj kohe kishin për qëllim rrëzimin e personave që emëroheshin nga Beogradi.

“Pas vdekjes së Titos u pa haptas që edhe ajo copë autonomi fillun me cungu dhe tu e pa që koha po shkon dhe vijshin në pushtet njerëzit e shqiptarfolësit që u emërojshin nga Beogradi, na jemi marrë vesh që t’i rrëzojmë në demonstratë duke e shfrytëzuar menzën e studentëve si pretekst”, ka thënë Musliu.

Musliu ka theksuar se 200 studentë kanë dalë në demonstratat e vitit 1981 me parullat “Duam kushte”, “Poshtë borgjezia”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.