
Ekipi i Kanal10 është sulmuar nga një turmë e qenve endacak në oborrin e QKUK-së.
Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 përmes një linje direkte është paraqitur gazetarja Erolinda Suhogërll nga oborri i QKUK-së, nga ku është sulmuar nga qentë endacak.
Gjatë momentin të raportimit brenda pak minutash mblidhen disa qenë endacak të cilët e sulmojnë gazetaren dhe kameramanin në transmetim të drejtpërdrejt.
Nga aty shihet se niveli qendror dhe ai lokal nuk kanë bërë asgjë por të larguar qentë endacakë nga aty, të cilët po paraqesin rrezik për qytetarët. /Gazeta10/
Për të parë më shumë ndiqeni videon më poshtë: