Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për falsikim të dokumenteve dhe mashtrim

Gazeta10
06 October 2022 - 17:31

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një muaj paraburgim ndaj B.R. për shkak se dyshohet për falsifikim të dokumenteve, mashtrimi dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.