
Gazetari dhe komentatori i njohur i sportit, Dritan Shakohoxha ka deklaruar se futbollisti kosovar, Entik Brruti i cili ka kaluar në Kombëtaren e Shqipërisë nuk duhet të sulmohet me deklarata skandaloze.
Shakohoxha ka thënë se Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka të drejtë t’ia mbyllë derën askujt.
Ai ka theksuar se çdo futbollist që është shqiptar ka të drejtë të përfaqësohet me fanellë dhe përgjegjësi.
“Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka të drejtë t’i mbyllë derën askujt. Çdo njeri që është shqiptar dhe që dëshiron të përfaqësohet me fanellë dhe përgjegjësi, federate është e detyruar që t’i japë mundësi që ta bëjë këtë”, ka thënë Shakohoxha.
Sipas Shakohoxhës, futbollistët nuk mund të ndahen në tradhtarë apo besnikë, por profesionistë dhe amatorë. /Gazeta10/