
Gazetari dhe komentatori i sportit, Emanuell Syla ka deklaruar se shtabi teknik i Kombëtares së Shqipërisë u ka bërë ftesa futbollistëve kosovarë.
Sipas Sylës, këto ftesa janë bërë në vitin 2015, kur Kombëtarja e Shqipërisë po luante një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës.
“Shtabi teknik i Kombëtares së Shqipërisë pas përfundimit të ndeshjes, kam informacione të dorës së parë nga ish-selektori, Albert Bunjaku m’ka thanë në sy se kanë ardhë shtabi tenik dhe iu kanë ba ftesa nëpër dhoma futbollistëve”, ka thënë Syla në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Syla ka theksuar se veprimet e tilla janë të padrejta, ndërsa theksoi se edhe largimi i Etnik Brrutit nga Kombëtarja e Kosovës është “veprim dhe tentim djallëzor” i Kombëtares së Shqipërisë.
“Kur u lujtë ndeshja miqësore, nuk e kam thanë kurrë live por po e them tash. Kur është luajtur ndeshja miqësore ka qenë 2015 menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro2016. Ka ndodhur kur është luajtur ndeshja miqësore në Prishtinë”, ka thënë ai. /Gazeta10/