
“Lej pallavrat çka folin këta”, Latifi: Formacionin në Federatën Shqiptare e bëjnë menaxherët
Gazetari i sportit, Driton Latifi ka folur për mënyrën se si funksionon Federata Shqiptare e Futbollit.
Ai ka deklaruar se formacionin në Federatën Shqiptare të Futbollit e bëjnë menaxherët.
“Në Federatën Shqiptare të Futbollit formacionin e bëjnë menaxherët. Lej këto pallavrat çka po folin këta”, ka thënë Latifi.
Por megjithatë, Latifi ka theksuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Në Federatën e Futbollit të Kosovës nëse ka shumë të këqija, qajo s’ka mujtë me ndodh”, ka thënë ai. /Gazeta10/