Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Banorët e fshatit Gremes së Klinës në hall me shtyllat elektrike- Qytetarët kërkojnë zgjidhje (VIDEO)

Gazeta10
13 March 2025 - 9:34

Banorët e fshatit Greme të Klinës po ndihen të rrezikuar nga shtyllat e drurit, të cilat nuk janë larguar edhe pas vendosjes së shtyllave të betonit.

Në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, gazetari Naim Kryeziu ka raportuar direkt nga fshati Greme nga ku ka dhënë detaje për vështirësitë që po u sjellin banorëve mos largimi i shtyllave të drurit.

Një qytetar i këtij fshati ka thënë se ka një vit që kur janë vendosur shtylla e betonit, por që rrjeti elektrik nuk është vendosur në këto shtylla.

“Ka që një vjet që janë vendosur shtyllat e betonit edhe janë bë 1 vjet që nuk është vendosur ende rrjeti i energjisë elektrike, ka kohë që vetëm një trafo e vjetër e mban rrjetin dhe në momentin që fillon erërat e forta nuk ka energji elektrike”, është shprehur ai.

Tutje poashtu është shprehur se kryetari i Klinës ka thënë se vitin që lëmë pas fshati “Gremes” do të jetë në projekt. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.