
Gjatë ditës së djeshme ekipi i Kanal10 është sulmuar nga një turmë e qenve endacak në oborrin e QKUK-së.
Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 përmes një linje direkte është paraqitur gazetarja Erolinda Suhogërll nga oborri i QKUK-së, nga ku është sulmuar nga qentë endacak.
Gjatë momentin të raportimit brenda pak minutash mblidhen disa qenë endacak të cilët e sulmojnë gazetaren dhe kameramanin në transmetim të drejtpërdrejt.
Nga aty shihet se niveli qendror dhe ai lokal nuk kanë bërë asgjë por të larguar qentë endacakë nga aty, të cilët po paraqesin rrezik për qytetarët.
Mirëpo sot në një lidhje direkte me drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci ka treguar se nga shtatori ka filluar kapja e qenve endacak dhe se kjo situat po pritet të përfundoj deri në fund të muajit prill.
“E kam thënë edhe njëher se QKUK-ja nuk është zonë e jona që të merremi me këtë situatë sepse nuk është në mënaxhimin tonë sepse është një hapsir e hapur edhe kjo situate nuk mund të kontrollohet. Ne kemi pasur një takim me drejtorin e qkuk-së në takimin qe kemi bërë edhe kemi hequr 12 qenë endack edhe po presim që kjo të ndodh përsëri”, është shprehur Brestovci.