Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Erërat e forta shkaktuan probleme, KEDS: Po punojmë ta rikthejmë furnizimin me energji

Gazeta10
13 March 2025 - 13:56

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se për shkak të erërave të forta, në disa rajone konsumatorët kanë mbetur pa energji elektrike.

Siç njofton KEDS, si pasojë e këtyre erërave, të cilat, sipas parashikimeve, do të zgjasin edhe për disa orë, në disa lokacione janë shkaktuar edhe dëme në rrjetin elektrik shpërndarës.

“Ekipet e KEDS-it kanë dalë në terren menjëherë dhe po punojnë në mënyrë intensive për të rikthyer në normalitet furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e afektuar, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, ka njoftuar KEDS.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.