Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Anulimi i vizitave të para të Thaçit, Musa: Shkak mund të kenë qenë raportet jo të plota mjekësore

Gazeta10
13 March 2025 - 22:00

Avokati, Skender Musa ka sqaruar arsyet se pse ish-presidentit, Hashim Thaçit në vazhdimësi i është refuzuar kërkesa për vizitë tek prindërit.

Musa ka theksuar se dy vizitat e para mund të jenë refuzuar për shkak të raporteve jo të plota mjekësore.

“Dy vizitat e para që janë refuzu mundem me qenë raportet mjekësore jo të plota që paraqesin gjendjen e randë të pacientit”, ka thënë ai.

Megjithatë, Musa ka theksuar se vizitat e tilla lejohen në të gjitha shtetet që funksionon shteti i së drejtes.

“Këto vizita në të gjitha shtetet lejohen. Kjo gjykatë dëshmon që gjykatat janë organe që marrin vendime kajherë të pakëndshme për palët, por që kur janë të argumentuara janë të ligjshme”, ka thënë Musa. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.