
Arton Hoti, bashkëfshatar i ish-presidentit Thaçi, i ftuar në programin e mëngjesit në Kanal10, mes tjerash tha se ai ishte i mirë për të mirë.
Hoti teksa fliste për personalitetin e ish-presidentit Thaçi shtoi se ai ishte i dashur për të gjithë.
“Hashim Thaçi ka qenë i hareshëm dhe i kapshëm për të gjithë. Kur i ka taku bashkëfshatarët e vet edhe fëmijët është ndal rrugës e i ka përshendet. Ka qenë i mirë për të gjithë. Fshati Burojë ka qenë fshat me shtëpi shumë e Thaçi ua ka ndihmuar të gjithëve”, shtoi ai.
E ndalimin e vizitave tjera familjare, Hoti e quajti si mohim i së drejtës njerëzore.