
Në orët e para të së dielës ndodhi një tragjedi në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
59 persona vdiqën, ndërkaq përreth 150 u lënduan si pasojë e zjarrit që kaploi një diskotekë në Koçan, e cila rezultoi se kishte falsifikuar licencën e operimit, shkruan Insajderi.
Maqedonia e Veriut, në nderim të viktimave, shpalli shtatë ditë zie dhe paralajmëroi inspektim të rreptë.