Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kursantët e FSK-së zhvillojnë vizitë studimore në Shqipëri

Gazeta10
19 October 2026 - 11:41

Kursantët e Kursit të Rreshter Majorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerata 04/2027, kanë realizuar një vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Shkollës së Nënoficerëve (SHNO) dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, si dhe Qendrës së Arsimimit Profesional të Nënoficerëve (QAPN) të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Sipas njoftimit, qëllimi i vizitës ishte avancimi i njohurive profesionale dhe ushtarake, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe forcimi i bashkëpunimit në edukimin dhe aftësimin e nënoficerëve të lartë.

Gjatë vizitës, kursantët u njohën me përvojat dhe praktikat në fushën e udhëheqjes ushtarake, me theks të veçantë në rolin dhe përgjegjësitë e rreshter majorëve në udhëheqjen, në ruajtjen e disiplinës, motivimin dhe zhvillimin profesional të personelit ushtarak.

Kjo vizitë kontribuon në forcimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet FSK-së dhe FARSH-it, si dhe në avancimin e standardeve të përbashkëta në edukimin dhe aftësimin ushtarak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.