Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Zhurma në LDK / Drenori: Sfidë e Abdixhikut, proces demokratik vetëm LDK-ja mundet me bo

Gazeta10
19 March 2025 - 21:34

Komentatori politik, Xhavit Drenori e ka komentuar deklaratën e anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kërkoi një lidership të ri brenda LDK-së pasi tha se rezultati për partinë e tij ishte i dobët.

Drenori në “Politiko” ka thënë se ky është një proces demokrati që vetëm LDK-ja mund ta bëjë.

“Në partitë e tjera nuk mund të presim që dikush i ranguar kaq lartë në listë të dal haptas dhe të thotë që ndoshta kemi nevojë për lidership të ri”, ka thënë Drenori.

Tutje, Drenori ka përmendur edhe faktin që LDK-ja kishte rënë në 12 për qind në vitin 2021, në kohën kur Hoti ishte bartës i pozitave të larta. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.