Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komentet negative në rrjetet sociale, Kastrati: Vijnë nga njerëz që nuk janë të kënaqur me jetën e tyre

Gazeta10
21 March 2025 - 8:36

Jo rrallë herë në rrjetet sociale shohim komente nga më të ndryshmet të cilat ofendojnë personin tjetër.

Se çfarë ndikimi mund t’a kenë tek të tjerët si dhe nga kush priren të bëhen zakonisht komentet e tilla, për emisionin e mëngjesit “Dita e Re”, në Kanal10 foli psikologu, Rron Kastrati.

Sipas tij, një veprim i tillë vie nga ata të cilët nuk janë të kënaqur me jetën e tyre.

Është projeksion, njerëzit janë të pakënaqur me jetën e tyre personale. E për ta kompenzuar atë ndjenjë të mërzisë komentojnë duke fyer tjerët“, tha ai, raporton Gazeta10.

E cak i tyre zakonisht pritet të jenë figurat publike të rrjetit.

Po e shohim aktualitetin deri tani dhe duke e parë gjithë fustrimin e atyre komentojnë negativisht, veçanërisht ndaj figurave publike duket qartë që kemi të bëjmë me shumëllojshmëri efektesh psikologjike, dhe njerëzve që iu ekspozohen rrjeteve“, tha Kastrati. /Gazeta10

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.