Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Lutemi që ata të kthehen sa më shpejt” – në Burojë, falja e Fitër Bajramit me lutje për ish-krerët e UÇK-së

Gazeta10
30 March 2025 - 8:24

Në Xhaminë e Fshatit në Burojë, falja e Fitër Bajramit u shoqërua me lutje dhe rikujtim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë.

Hoxha Fadil Idrizi, në ligjëratën hyrëse, potencoi kontributin e tyre për lirinë e Kosovës dhe bëri thirrje për kthimin sa më të shpejtë të tyre në shtëpitë e tyre.

“Njerëzit që dhanë shumë për këtë tokë dhe për lirinë që e gëzojmë sot, prej themeluesve të UÇK-së, mungojnë. Ata padrejtësisht po mbahen në Hagë – Thaçi, Jakupi dhe të tjerët. Lutemi që ata të kthehen sa më shpejt”, u shpreh Idrizi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.