Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Rrahje në një lokal në Gjakovë, përdoret edhe thika – arrestohen gjashtë persona

Gazeta10
30 March 2025 - 17:00

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi” rreth orës 01:01.

Si rezultat janë arrestuar gjatë persona ndërkaq rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një lokal. Gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, ndërsa dy viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në QKUK pasi që, ishin therur me thikë”, ka njoftuar policia.

Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.