
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk mund të paguhet dikush që nuk punon, raporton Gazeta10.
Ai ka bërë disa sqarime administrative.
“Sa i përket procesit të pagave për dallim prej proceseve të tjera që zhvillohen, tek pagat i gjithë procesi i ndryshimeve në listë të pagave zhvillohet në Thesar”, ka filluar ai.
“Pas konfirmimit se gjithcka është në rregull dhe sipas ligjeve ekzekutohet pagat nga buxheti i organizatave buxhetore. Ky proces zhvillohet i centralizuar”, ka thënë ai,
Tutje, ai ka thënë se paraja publike duhet të shpenzohet sipas ligjit,
“Pra paraja publike duhet të sigurohet që shpenzohet sipas ligjeve”, ka thënë ai.
“Me fjalë të tjera nuk mund të paguhet dikush pa punuar”, ka thënë ai
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk po ua lëshon pagat grevistëve për muajin shtator pavarësisht se SBASHK-u ka pezulluar grevën deri në janar 2023.
Ky vendim ka ngjallur reagime të mëdha dhe kundërshtuese nga opozita dhe shoqëria civile. / Gazeta10