Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Interpelanca, Kusari-Lila: Është humbur 12% e programit arsimor

Gazeta10
07 October 2022 - 13:32

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nga greva është humbur 12% e programit arsimor, raporton Gazeta10.

Lila ka thënë se ka aple të vazhdueshëm për dialog.

“Dialog përderisa ne po flasim ka, apel ka vazhdueshëm, oferta ka të vazhdueshme për tu kthy në një situatë normale”, ka thënë Kusari Lila.

Tutje ajo ka thënë se komunat duhet të konfrimojnë kompenzimin e orëve të humbura sepse sipas saj është humbur 12% e programit.

“Komunat të konfirmojnë kompenzimin e orëve të humbura, 12% e programit arsimor”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo e ka quajtur si ideale mundësinë e kompenzimit të orëve të humbura.

“Mundësia e kompenzimit të orëve të humbura është mundësi ideale për fëmijët”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk po ua lëshon pagat grevistëve për muajin shtator pavarësisht se SBASHK-u ka pezulluar grevën deri në janar 2023.

Ky vendim ka ngjallur reagime të mëdha dhe kundërshtuese nga opozita dhe shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.