Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Vrasja në afërsi të stacionit policor”, Ilazi: Kamerat treguan se dy persona u larguan

Gazeta10
02 April 2025 - 21:02

Kosova mbrëmë është është tronditur nga vrasja e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika, i cili u qëllua për vdekje para banesës së tij në Kaçanik.

Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.

Në një lidhje direkte në “Politiko”, Ilazi ka thënë se kamerat e sigurisë kanë treguar se dy persona u larguan nga vendi ku ndodhi vrasja.

“Nga ato kamera që kanë qenë dhe që janë të pakta në komunën e Kaçanikut, dyshohet se dy persona mund të jenë autorë të krimit. Megjithatë po presim derisa të del Prokuroria me ndonjë të dhënë zyrtare”, ka thënë Ilazi.

Tutje, ai ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe Policinë në mënyrë që të zbulohet ky rast dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.