Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Takimi me Kurtin, Berisha: Biseduam për bashkëpunim, si parti nuk kemi ‘vija të kuqe’

Gazeta10
03 April 2025 - 20:57

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik. 

Ai në “Politiko” ka thënë se me Kurtin kanë biseduar për mundësin e një bashkëpunimi.

” Kemi filluar me diskutimin e një mundësie të bashkëpunimit në mes nesh. Si parti kemi për obligim mos me pas vijë të kuqe ndaj asnjë mandatari, për faktin se ne e kemi një nevojë të komunitetit egjiptian të jemi pjesë e cilës do qeveri, e cila i respekton kërkesat dhe nevojat tona dhe na jep mundësi që ne me dhënë  kontribut më tepër”, ka thënë Berisha.

Tutje, Berisha ka thënë se e kanë dërguar programin e tyre tek Kurti dhe se kanë kërkuar pozicione që t’u jepet mundësi për ta implementuar këtë program.

“Si parti Liberale e kemi një program që e kemi prezantu gjatë fushatës zgjedhore, të njëjtin e  kemi dërgu te kryeministri dhe kemi lyp pozicionet që na jepet mundësi të implementojnë atë program. Ka qenë një vullnet i mirë nga Kurti.  Ne nuk kemi diskutu për  mbështetjet të qeverisë apo jo. Ne jemi parti politike që jemi të gatshëm të marrim pozicione edhe në qeverisje. Kemi kërku pozicione që janë në përputhje me interesat që ne i kemi në program, kemi  zëvendësministri, ministër, këshilltar në dikastere që lidhen me fushën e programit tonë”, ka thënë Berisha. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.