
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i ka bërë thirrje kryetarit të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi që t’i bashkojnë forcat politike, pas përplasjeve që kanë pasur për vota.
Në studion e emisionit “Politiko”, Berisha ka thënë se pavarësisht replikave është i gatshëm që të bashkëpunojë me Krasniqin.
“Unë e ftojë z.Krasniqi, sepse e përfaqësojmë të njëjtin komunitet, e ftojë t’i bashkojmë forcat politike, të jemi bashkë përballë kërkesave dhe interesave të komunitetit egjiptian dhe në këtë rast ta kemi momentin historik që me dy deputet të bëjmë ndryshime që janë të nevojshme që një kohë të gjatë”, ka thënë Berisha. /Gazeta10