Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kërkesa e Duda Baljes për komunë, Demiri: Na jemi adresa për formimin e komunës!

Gazeta10
03 April 2025 - 21:55

Përfaqësuesi i koalicionit VAKAT, Rasim Demiri ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrinë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Demiri në emisionin “Politiko” në Kanal10, Demiri ka folur edhe për kërkesën e Duda Baljes për krijimin e komunës së Reçanës, duke thënë se kjo është një lojë politike e Baljes.

“Duda pas zgjedhjeve ka thënë se kusht ka me qenë komuna e Reçanës, ndërsa sot deklarata e Dudës nuk ka qenë kusht, është kërkesë. Ajo e ka pas mandatin 4 vjet dhe ka pasur mundësin me punu për komunën e Reçanës, por nuk ka asnjë fjalë që ka fol publikisht, kjo është një lojë politike”, ka thënë Demiri. /Gazeta10 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.