
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime tek Isa Mustafa, raporton Gazeta10.
Haradinaj e ka ngushëlluar Mustafën për vdekjen e vëllaut të tij i cili ka vdekur para pak ditësh.
Vëllau i Isa Mustafës, Ragip Mustafa, ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.
Këtu keni statusin e plotë:
“Familjen Mustafa dhe ish kryeministrin Isa Mustafa, i ngushëllova sot pas vdekjes së vëllait, Ragipit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10