Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Sot varroset 22-vjeçarja shqiptare e cila u vra nga i dashuri në Itali

Gazeta10
07 April 2025 - 15:21

Në Terni të Italisë po mbahet, varrimi i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra në mënyrë makabër nga ish-i dahsuri i saj, Mark Antony Samson.

Lamtumira e fundit nisi në orën 14:00, kur arkëmorti u nis nga shtëpia e Ilaria Sulës dhe kaloi përmes rrugëve të qytetit, për të arritur në varrezat e Ternit, ku ajo do të prehet përfundimisht.

Përveç familjarëve, miqve dhe të afërmve, në varrim morën pjesë dhe përfaqësues të shoqatave që luftojnë kundër dhunës ndaj grave, duke shfaqur solidaritetin e tyre dhe angazhimin për të ndaluar dhunën.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën përpara banesës së Ilaria Sulës duke lënë lule, kartolina dhe pankarta për të nderuar kujtimin e saj dhe për të dërguar një mesazh kundër dhunës.

Babai i Ilaria Sulës falënderoi të gjithë qytetarët, kryetarin e bashkisë dhe forcat e policisë për mbështetjen dhe solidaritetin e dhënë në këto momente të vështira. Ai e theksoi se ky moment dhimbje për familjen do të jetë gjithashtu një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për problematikën e dhunës ndaj grave dhe për të kërkuar më shumë veprime nga shoqëria dhe shteti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.