Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Nuk i kanë numrat” / Rexhaj i VV-së: Opozita nuk e formon Qeverinë!

Gazeta10
09 April 2025 - 21:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosej, Arbër Rexhaj është shprehur i bindur se partitë opozitare nuk i kanë numrat e nevojshëm për krijimin e institucioneve të reja.

Rexhaj potencoi se nëse Vetëvendosje nuk mund ta formojë qeverinë, një gjë të tillë nuk mund ta bëjë as opozita.

“Nëse LVV nuk arrin ta krijojë qeverinë, që i kemi 48 deputetë, atëherë as opozita me formulimin se si është në Kuvend nuk mund ta formojë qeverinë, nuk është çështja te bllokimi ose jo”, ka thënë Rexhaj.

Tutje, Rexhaj ka thënë se LVV-ja nuk do të bllokojë krijimin e institucioneve. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.