Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon homologun zvicëran, bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gazeta10
07 October 2022 - 21:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, në margjinat e samitit të Komuniteti Politik Evropian.

“E informova për rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e vendit, gjithashtu tregoi se bashkë biseduan për rolin e mërgatës në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë, marrëdhëniet miqësore me Zvicrën, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy shteteve tona”, u shpreh ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.