Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani me homologun indonezian: Mezi presim të rrisim bashkëpunimin tonë

Gazeta10
13 April 2025 - 23:50

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Indonezisë, Prabowo Subianto, në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë.

Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar se e ka uruar atë për mandatin e tij të ri, dhe ka uruar gjithë më të mirat edhe për popullin e Indonezisë.

“Mezi presim të rrisim bashkëpunimin tonë në të ardhmen e afërt”, ka thënë Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.