Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pozicioni i Limajt: Do ta luajmë rolin tonë, nesër sigurisht mund të ketë zhvillime

Gazeta10
14 April 2025 - 15:24

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se “nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot” lidhur me qeverinë e re, por tha se është i gatshëm të ulet e të bisedojë me “këdo që ofrohet”.

Nesër, kur mbahet seanca konstituive e Kuvendit, ai pret “zhvillime”.

“Nesër e keni… sigurisht mund të ketë zhvillime”, tha Limaj.
Ai tha se bashkë me dy deputetet e Nismës së kthyer në Kuvend do të tregojnë “shkallë të lartë të pjekurisë politike”.

“I siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, natyrisht edhe votuesit tanë, aktivistët tanë, që ne do të punojmë fort në shërbim të vendit”, tha Limaj.

Nisma, tha ai, do të jetë “si gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar për interesa nacionale në shërbim të Kosovës”.

“Ne dimë të dallojmë dëshirat, ambiciet personale me aktivitetin politik, me marrëveshjet, me takimet, me nevojat e përbashkëta, me gjetjen e gjuhës së përbashkët”, tha ai.

Limaj tha se do ta luajnë rolin e tyre në krijimin e institucioneve.

“Ne do ta luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve për aq sa neve na takon e kërkohet nga ne dhe këtu përfundon detyra jonë kushtetutese. Kështu që, pak a shumë, këtu jemi”, tha ai.

Kryetari i Nismës tha se kjo parti do të angazhohet që “Kosova të mos shkojë krizë parlamentare”.

“Por ajo që mund të themi deri më tani ne nuk kemi asnjë marrëveshje me asnjë grupacion politik. Çka do të ndodhë do të shohim nga nesër e tutje. Nga nesër fillon ky procesi…”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.