
Abdullah Klinaku i Listës Konservatore është shprehur optimist rreth krijimit të një qeverie të re, nesër nga seanca konstituive, raporton Gazeta10
Klinaku në emisionin “Gazeta” të Kanal10 tha se partitë politike në vend e kanë krijuar tashmë një strategji, që para zyrtarizimit të koalicioneve, të krijojnë drama.
“Besoj se ka me shku drejtë Qeverisë së re. Zakonisht kemi merak që para se me i bo koalicionet, me i bë disa drama, disa veprime që me tensionu pak situatën. Parimisht besoj se duhet me pas një reflektim më të thellë dhe gjithnjë me mendu që me atë që shahesh në baza politike, vjen një ditë që ke me u ul në tavolinë. Pra, shoqnia jonë, partitë politike janë polarizuar aq shumë sa që tashmë po ju vjen marre me u ulë me njëri tjetrin në tavolinë“, tha Klinaku.