Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dalja në zyre edhe pas dorëheqjes, Kolshi: Konfuzitet tek dëputetët e VV-së, nuk janë të përcaktuar në qëndrimet e tyre

Gazeta10
15 April 2025 - 19:14

Melos Kolshi i KDI-së teksa në Kanal10 komentoi gjendjen aktuale politike, reagoi edhe mbi një përgjigje të deputetit të VV-së, Artan Abrashi i cili mes tjerash tha se edhe pas dorëheqjes do dalin në vendet e punes.

Kjo gjë, sipas Kolshit sjell një konfuzitet të madh në opinion mirëpo edhe tek vet deputetët e kësaj partie.

Është një çështje e cila po shikohet se ku të delegohet përgjegjësia prej njëres palë në tjetrën. Një çasje e tillë nuk është jashtëzakonisht e mirë në funksiononimin demokratik të kuvendit. Shembull, tek Abrashi i cila tha zyrë, në momentin kur ka dhënë dorëheqje i bie se nuk kanë pse ta vazhdojnë punën në zyrë. Mandej në pyetjen e dytë tha që nuk e di nëse do të thirret mbledhje ose jo. Nëse ata kanë shku veq me i marr gjërat në zyrë, atëherë prej kujt me u thirr mbledhja ose kush duhet me marr pjesë në atë mbledhje. Kjo po i bie që është një llojë konfuziteti nga ana e vet dëputetëve të VV-së se nuk dinë dhe nuk janë të përcaktuar në qëndrimet  e tyre “, tha ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.