Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çmimi tavan i naftës, Shoqata e Naftëtarëve e quan vendim skandaloz

Gazeta10
08 October 2022 - 17:16

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, e ka quajtur vendim skandaloz vendosjen e çmimit tavan të naftës, raporton Gazeta10.

Berjani ka thënë se ky vendim është skandaloz meqë çmimi i vendosur shitës është nën atë blerës.

Më tej, ai ka thënë se vendime të tilla po i shtyjnë kompanitë që të punojnë me humbje të mëdha.

“Ndërmerrni masa…Vendimi i fundit i Qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan të derivateve, është skandaloz pasi çmimi i vendosur shitës është nën çmimin blerës. Çmimi blerës për naftë, sot është: 1.75 euro, dje ishte: 1.68 euro, ndërsa pardje: 1.66 euro. Ndërsa çmimi tavan i vendosur nga Qeveria për nafte është:1.67 euro. Vendime të këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë të operojnë me humbje trashanike”, ka thënë Berjani.

Tutje, ai ka thënë se kjo praktikë duhet të merrë fund dhe se janë të hapur që të diskutojnë modalitete të tjera për rregullimin e çmimeve.

“Kjo praktikë sigurt do t’i falimentojë shumë kompani dhe me mijëra punëtorë do të mbesin pa punë. Sinqerisht ju lutemi që të ndërroni këtë praktikë, si gjithnjë jemi të hapur të diskutojmë për modalitetin më të përshtatshëm për rregullim të çmimeve, duke u bazuar në analiza të mirëfillta”, ka shtuar ai. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.