Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rexhaj: Kurti është deputet i certifikuar, kauza e opozitës është tentim për bllokim

Gazeta10
16 April 2025 - 21:39

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se Albin Kurti është kryeministër në detyrë dhe deputet i certifikuar, i cili ende nuk e ka bërë betimin.

Rexhaj në një lidhje direkte në “Politiko”, ka thënë se kauza e opozitës është tentimi për bllokimin e krijimit të institucioneve.

“Kurti është kryeministër në detyrë i dorëhequr, është deputeti i certifikuar, i cili nuk e ka bërë ende betimin. Ideja është që ne si deputetë e kemi marrë mandatin nga qytetari dhe ai mandat ushtrohet brenda dhe jashtë Kuvendit. Është një kauzë e ndritur nga ta për të bllokuar institucionet, duke u thirrur në atë apo se a po e shkelim ligjin, a po bëjmë shkelje ligjore duke e bllokuar procesin”, ka thënë Rexhaj.

Ai i ka bërë thirrje LDK-së që të votojë komisionin. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.