Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Jemi të gatshëm të ofrojmë zgjidhje, por pa konsultime s’mund të ketë zgjidhje

Gazeta10
17 April 2025 - 13:58

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e domosdoshme që të zhvillohen konsultime për të gjetur një zgjidhje lidhur me bllokimin e procesit të konstituimit në Kuvendin e Kosovës.

Pas ndërprjerjes së seancës konstituive të Kuvendit në një paraqitje para gazetarëe, deputeja Haxhiu theksoi se mungesa e konsensusit në takimin konsultativ ka penguar përparimin e procesit.

“Letra që presidentja i ka drejtuar kryesuesit kërkon të gjendet zgjidhje për të mos u bllokuar konstituimi, dhe për ta gjetur këtë zgjidhje duhen konsultime. Pa konsultime, s’mund të ketë zgjidhje”, ka thënë ajo.

Sipas Haxhiut, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kontribuojë në çdo zgjidhje të mundshme.

“Si parti politike, duam ta korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit. Kemi vullnet që ai gabim të korrigjohet, por duhet të shohim se cila është mënyra më e përshtatshme,” ka thënë ajo, pas siç thotë ajo, një situatë e tillë nuk është e paraparë as në Rregulloren e Kuvendit, as në Kushtetutë apo në ndonjë ligj tjetër.

Ajo nënvizoi se deputetët e VV-së janë të gatshëm të kryejnë detyrat e tyre dhe të ofrojnë zgjidhje, duke lënë të hapur mundësinë që raportin ta hartojë ose komisioni ekzistues ose ndonjë komision i ri, “por mund të ketë edhe propozime të tjera”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.