
Dështimi i dytë i mbajtjes së seancës konstituive po shkakton reagime të shumta në opinon.
Sipas qytetarëve, gjendjes politike duhet t’i prijnë ndryshime, sikurse që është “Qeveria e të tjerëve”, duke nënkuptuar ardhjen në pushtet të partive të cilat gjatë mandatit të kaluar ishin opozitare.
Në “Adresën e Ankesave”, përmes 50 thirrjeve, 27 vota ishin pro një qeverisje tjetër, 19 për atë të Vetvendosjes si dhe 4 telefonues ishin për ri-mbajtje të procesit zgjedhor.