Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të burgosurit i digjet qëllimshëm vetura në Smrekonicë të Vushtrrisë

Gazeta10
20 April 2025 - 20:34

Një zjarrvënie e qëllimshme ka ndodhur mbrëmë në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.

Cak ishte vetura e tipit Audi A3, e cila u dogj në rrethana ende të panjohura.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Mediat kanë mësuar se kjo veturë i përket një të burgosuri i cili është duke e vuajtur dënimin në Burgun e Smrekonicës.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

Rasti po hetohet dhe nga ana e Prokurorit të Shtetit po cilësohet si “Zjarrvënie e qëllimshme”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.