
Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka reaguar ndaj deklaratës së Blerim Gashit, i cili tha se është jo etike nga opozita me thënë se nuk po e votojmë Albulena Haxhiu se është “përçarëse”.
Pantina në “Politiko” ka thënë se për opozitën Haxhiu është përçarëse.
“Kryetari i Kuvendit duhet të jetë kryetar i të gjithëve. Kush e ka përgjegjësin me të madhe, qytetari kujt ja ka dhënë përgjegjësin me e ba këtë, a ja ka dhanë Vetëvendosjes. Nëse nuk ta ka dhënë krejt atëherë duhet me u ulë me partitë tjera edhe me gjetë zgjidhje”, ka thënë Pantina. /Gazeta10