
Ministri në detyrë i bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se është pro zhbllokimit të situatës që po përsëritet tash e katër herë në Kuvendin e Kosovës.
Peci në prononcim për media tha se di diçka lidhur me marrëveshjet me deputeten Balje teksa për më shumë informacione u kërkoi të drejtohen tek kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti.
“Mendoj që partitë opozitare ose partia për partinë tjetër nuk mund të bëjë propozime. Voton ose nuk e voton është zgjedhje e tyre. Rruga më e duhur dhe e arsyeshme është debllokimi dhe të shkohet drejt konstituimit të Kuvendit. Se cila do të jetë zgjidhja mbetet në vullnetin e deputetëve. Di diçka por i drejtorit partnerit kyq, në këtë rast kryeminsitrit të vendit“.