
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes së cilës e fton në një takim konsultativ me qëllim të konstituimit të Kuvendit të ri.
Lidhur me këtë gazetari, Sadik Zeqiri, ka thënë se nëse LDK-ja nuk merr pjesë në këtë takim, PDK duhet që ta kushtëzojë Kurtin që ta thërras në takim edhe Ramush Haradinajn.
“E ka anashkalua AAK-në e që sipas mendimit tim, edhe pse unë jam me bisedu edhe me zgjidh këtë problem, por refuzimi i LDK-së mu nuk pom pëlqen që ka ndodh, por nëse LDK-ja nuk merr pjesë atëherë edhe PDK-ja duhet me e kushtëzu këtë ftesë me thirrjen e z.Haradinaj në këtë takim”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10