
Policia ka njoftuar se një person ka vdekur në Entin Special në Shtime.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq, rasti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 1:40.
“Enti Special Shtime 02.05.2025 – 01:40. Është raportuar se në Entin Special Shtime, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoj policia.