Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes polici Mujë Tahiri

Gazeta10
03 May 2025 - 10:10

Të premten e 2 majit, ka vdekur polici Mujë Tahiri.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur nga Sindikata e Policisë.

Sipas njoftimit, Tahiri derisa ishte në krye të detyrës, iu përkeqësua gjendja, e si pasojë dhe humbi jetën.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më datë 02 maj 2025, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë zyrtari policor Muj Tahiri. Më 30 prill 2025, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, iu përkeqësua gjendja shëndetësore, e cila për fat të keq rezultoi fatale. Zyrtari policor Muj Tahiri ishte pjesë e Gjeneratës së 36-të të Akademisë së Policisë dhe e filloi shërbimin në Policinë e Kosovës më 06 tetor 2008. Gjatë gjithë karrierës së tij u dallua për përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm. Pas vetes la bashkëshorten dhe tre fëmijë”.

Ceremonia e varrimit do të mbahet më 03 maj 2025, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Gërmovë, komuna e Vitisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.