Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person arratiset nga stacioni policor në Gjakovë, policia jep detaje

Gazeta10
03 May 2025 - 15:46

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person i ndaluar ka arritur të ikë nga ambientet e stacionit policor.

“Rreth orës 06:00 është arrestuar një person i kërkuar me urdhërarrest. Gjatë kohës që ishte nën mbikëqyrjen e policisë, ai ka arritur të arratiset”, thuhet në njoftim të policisë/

Pas arratisjes, policia ka ndërmarrë një operacion të menjëhershëm kërkimi dhe ndjekje intensive.

“I njëjti është arrestuar sërish pas një kohe dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.