Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qindra fëmijë i nënshtrohen mësimit dhe testimit islam në xhamitë e Prizrenit

Gazeta10
10 October 2022 - 14:38

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar se 37 nxënës kanë përfunduar nivelin e parë të testit të organizuar nga mektebi i xhamisë Antalia në këtë qytet, shkruan Gazeta10.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Këshilli i Bashkësisë Islame në Facebook.

Postimi i plotë:

Pardje, më datë 8 tetor 2022, mektebi i xhamisë Antalia në Prizren, organizoi testin përfundimtar për nivelin e parë, për 37 nxënës.

Djemë e vajza, iu nënshtruan testit të arritshmërisë, si një verifikim për njohuritë e fituara nga zbatimi i planprogramit, po edhe si një procedurë për të fituar të drejtën e kalimit në nivelin e dytë të mektebit.

Mualimja Fadile Bytyqi, u nda e kënaqur me arritjet e nxënësve dhe punën e tyre në test.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.