Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti paralajmëron kaos me menaxhimin e kontratave publike: Projektligji ka defekte, godet konkurrencën

Gazeta10
10 October 2022 - 14:53

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reagur për një projektligj që e ka dërguar Qeveria e Kosovës në komisionin përkatës e që ka të bëjë me mbështetjen e punëve publike nga ana e Qeverisë.

Sipas Hotit ky projektligj nuk e zgjidh problemin e investimeve të ulëta kapitale të Qeverisë dhe komunave, të cilat investime janë në nivele rekord, më të ulëtat ndonjëherë.

“Projektligji është gabim nga fundi në krye, krijon pasiguri dhe e çrregullon konkurrencën”, ka thënë Hoti ndër të tjera.

Ai ka rekomanduar Qeverinë se çfarë duhet të bëjë.

“Intervenimi ligjor për të zgjidhur këtë problem duhet të jetë i thjeshtë – përmes plotësimit me disa nene të ligjit të prokurimit publik për t’i përshtatur çmimet e materialeve ndërtimore në kontrata sipas çmimit të tyre në bursë. Ky intervenim duhet të vlej vetëm për kontratat ekzistuese, sepse kontratat e reja lidhen me çmime të reja. Çdo qasje tjetër krijon pasiguri dhe kaos në menaxhimin e kontratave publike’, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.