
Ministri në detyrë i bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pas deklaratave të deputetes, Hykmete Bajrami të dhëna mbrëmë në emisionin Politiko të Kanal10.
Peci i quajti korrekte deklaratat e Bajramit të lidhura me emrin propozues së partisë VV.
“Sa i përket emrit, mbrëmë e kam pa që në emisionin Politiko një frgament të shefes së grupit parlamentar të LDK-së. Mendoj se ishte korrekt dhe e sinqert. Ajo deklaroi që për asnjë emër propozues të lëvizjes VV nuk e votojnë. Gjithë kjo tentativa që me identifiku se problemi është Albulena Haxhiu, nuk është problemi. Secili emër që potencialisht do të ishte në propozim, rrjedha e procesit të partive opozitare do të ishte e njëjtë“, deklaroi Peci para hyrjes në Kuvend.